Kopshti i luleve sekrete-Cristina Caboni

DTR_9789928217585
‍999‍ Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Londër, Panairi i luleve në Çelsi, më i madhi në botë. Nën harqet e ngarkuara me trëndafila, Iris Donati është e lumtur: mes bimëve ndihet si në shtëpinë e saj. Një shtëpi e vërtetë, atë që kurrë s’e pati, sepse që në vogëli është endur nëpër botë vetëm me të atin. Ndërsa përkulet për të parë më mirë një kompozim lulesh, Irisi ngrin në vend: përballë, dy sy që ngjajnë si dy pika uji me të sajtë. Po ata flokë gështenjë. Po ajo fytyrë. Vajza që ka përpara është identike me të. Quhet Viola. Edhe ajo i do fort lulet dhe buqetat e saj janë ndër më të kërkuarat në Londër. Çdo siguri e Irisit shembet në çast. Ajo vajzë është motra e saj binjake. I kishin ndarë që kur ishin të vogla dhe, për njëzet vjet me radhë, asnjëra nuk e dinte se kishte një motër. Përse vallë? Tani që sërish janë bashkë, Irisi dhe Viola duhet të zbulojnë arsyen. Sekreti fshihet në Itali, në Volterra, në vendlindjen e tyre. Mes rrugëve me qiparisa dhe shpateve të gjelbëruara, ngrihet një shtëpi antike, e rrethuar nga një kopsht i pamat. Pikërisht këtu jetonin prej brezash Donatët, pikërisht këtu i pret gjyshja e tyre, Xhulia Donati. Vetëm ajo mund t’u rrëfejë për të vërtetën e ndarjes dhe t’i ndihmojë të gjejnë shtegun e duhur, në përmbushje të fatit të tyre. Irisi dhe Viola nuk e dinë, por çdo çift binjakesh të familjes, prej shekujsh, duhej të kujdesej për kopshtin, ta mbante të lulëzuar dhe të kuptonte fuqinë e tij madhështore: shërimin e shpirtit. Por një mister ka hedhur rrënjë në të shkuarën e familjes Donati, një mister që dita-ditës po vret kopshtin. Vetëm Irisi dhe Viola mund ta shpëtojnë. Një trëndafil i fshehur mund të shpjegojë gjithçka: sepse mes gjembave, mund të lindë zemra më e çmuar. Nga autorja e romaneve Shtegu i parfumeve dhe Vajza e mjaltit, bestsellerë në klasifikimet italiane dhe të huaja, vjen këtë herë një histori e re, që zor se shlyhet nga kujtesa: një lidhje e këputur, dy vajza që gjejnë sërish rrënjët e tyre. Sepse edhe gonxhja më e pambrojtur, mund të lulëzojë mbushur me petale dashurie.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2017Kopshti i luleve sekrete Cristina Caboni3609789928217585

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi