Konti i Monte Kristos II-Alexander Dyma
Një zotëri i huaj, konti i Monte Kristos, intrigon shoqërinë e lartë të Parisit me luksin e tij të jashtëzakonshëm, me sjelljet e tij të stërholluara dhe të habitshme, me gruan e re orientale, shqiptaren Haide, që jeton në hijen e tij. Kush, ndoshta përveç konteshës së bukur dhe melankolike Dë Morserf, do të njihte tek ai marinarin e varfër Dantes, të arrestuar në Marsejë njëzet e tre vjet më parë? Përmes peripecive të një hakmarrje të pamëshirshme, në vëllimin e dytë shohim Parisin që gëlon kudo. Burra të spitulluar, gra të shoqërisë së lartë, personazhe të dyshimta, dalë befas nga burgu, kryqëzohen me figurat e paharrueshme të bankierit politikan Danglar, prkurorit të egër Vilëfor, kontit kryelartë Dë Morseft, par i Francës… Romancieri i historisë, autori i Tre muskëtjerëve dhe i Mbretëreshës Margo zbulon në këtë kryevepër një aspekt tjetër të gjinisë së tij: romain e zakoneve dhe mitikës shoqërore, të dhënë me një ndjenjë të pakrahasueshme veprimi dhe befasie.
| Viti I botimit | Titulli | Autori | Faqe | ISBN | |
| 2004 | Konti i Monte Kristos II | Alexander Dyma | 560 | 9992731508 |
Nuk u gjet asnjë koment
