Iliada-Homeri
Iliada eshte nje nga veprat bazike te letersise boterore, shkruar nga Homeri. Ky botim, i pergatitur nga Onufri, eshte perkthyer mjeshtrisht nga kolosi i shqiperimit Gjon Shllaku.
Ngjarjet e "Iliadës" janë vendosur në vitin e fundit të Luftës së Trojës. Konflikti legjendar përbën sfondin për subjektin qendror të historisë: mërinë e heroit grek, Akilit. Tipar karakteristik i mitologjisë greke është se në të kanë mbizotëruar heronjtë dhe historitë heroike. Kjo e bën atë unike midis mitologjive botërore.
Në pjesën më të madhe të mitologjive, heronjtë janë ose të zakonshëm ose mungojnë krejtësisht. Pozicioni sipëran i poemave homerike në letërsinë greke është e lidhur me këtë, edhe pse ne nuk jemi në një fushë ku mund të gjejmë një marrëdhënie të thjeshtë shkak - pasojë.
Zëvendësimi i madhështores, së paqartës dhe mizores me imazhin njerëzor dhe nivelin njerëzor është, ndoshta arritja më themelore dhe që do të zgjasë më shumë nga të gjitha arritjet e Greqisë, si në letërsi edhe në art. Të "Iliada" kjo arritje shfaqet tashmë e përfunduar.
Data sheet
| pages | 632 |
| ISBN | 9928-186-69-0 |
| Shtëpia botuese | Onufri |
| Published year | 2015 |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | Ribotim |
| Përkthyesi | Gjon Shllaku |
Nuk u gjet asnjë koment
