Identiteti-Milan Kundera

DTR_9789928426079
‍899‍ Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Ndodh në disa situata, për një çast, të mos njohim personin që kemi pranë, kur identiteti i tjetrit befas fshihet si me dorë dhe ne nisim e dyshojmë edhe për tonin. Kjo ngjan edhe me çiftet – përnjëmend, sidomos me çiftet, sepse të dashuruarit i tremben më shumë se gjithçkaje tjetër të “humbasin nga sytë” të dashurin e zemrës. Me një art që të mahnit dhe duke luajtur me variacionet e këtij momenti domethënës, Milan Kundera e ka bërë këtë situatë – dhe ndjesitë e panikut që ajo frymëzon – subjektin e romanit të tij. Këtu lakonizmi shkon në një hap me forcën e rrëfimit dhe një moment hutimi vë në lëvizje një zinxhir kompleks ngjarjesh, që e detyron lexuesin ta kalojë e rikalojë kufirin mes fantazisë dhe së vërtetës, mes asaj që ndodh në botën jashtë dhe asaj çka mendja krijon në vetminë e vet. Ndër të gjithë shkrimtarët bashkëkohorë, vetëm Kundera mund ta shndërrojë një perceptim kaq të fshehtë dhe shqetësues në një roman – një ndër më të mirët e tij, më i dhimbshmi, më i shndritshmi. Ai që, çuditërisht, qëllon të jetë një histori dashurie.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2015Identiteti Milan Kundera1729789928426079

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi