Harku i Triumfit-Erich Maria Remarque
Parisi i shkrimtarit gjerman Erih Maria Remark në romanin e tij Harku i Triumfit është një nga më dramatikët në letërsi. Në një rajon tepër të njohur për të gjithë të huajt që vijnë në këtë qytet, në zonën rreth sheshit Etual, fillimi i avenysë Vagram, fillimi i Shans Elizesë, restoranti i njohur Fuke, avënyja Zhorzh V, ura e Almës në një zonë pra të ngushtë rreth Harkut të Triumfit, vërtiten personazhet e kësaj historie të rëndë e të pikëllueshme. Harku i Triumfit është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera me mjeshtëri nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin.
| Viti I botimit | Titulli | Autori | Faqe | ISBN | |
| 2001 | Harku i Triumfit | Erich Maria Remarque | 488 | 999274703X |
Nuk u gjet asnjë koment
