Shampo stimuluese kundër rënies së flokëve Pharmaceris H-Stimuclaris 250 ml

AP_5900717158719
2.699 Lekë
3.899 Lekë
(Përfshirë taksat) Ju kurseni: 1.200 Lekë
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Rekomandohet për larjen e flokëve dhe skalpit të kokës për gratë dhe burrat , për flokët me problemin e zbokthit dhe me tendencë për rënie apo rrallim. H-Stimuclaris rekomandohet për flokë të dobët , të hollë , të yndyrshëm si dhe për inflamacion seborreik të kokës me skuama. Kjo formulë e patentuar për përdorim të përditshëm , është e sigurtë për skalpin e ndjeshëm. Shampoja dermatologjike e specializuar është një zgjidhje efektive për problemet ekzistuese dhe të vështira për t’u kapërcyer me lëkurën e kokës – zbokthin dhe rënien e tepërt të flokëve. Bazuar në piroktonat olamine dhe acidin citrik pastron në mënyrë efektive lëkurën e kokës , duke eliminuar simptomat dhe shkaqet e zbokthit shqetësues dhe jo-estetik , i cili prish ciklin fiziologjik të jetës së flokëve , duke shkaktuar rënie të tepërt dhe rrallim të flokëve. Kompleksi i kafeinës dhe faktori natyror i rritjes FGF , stimulon bioaktivuesin e rritjes së flokëve – proteinën FGF7 , përgjegjëse për stabilizimin e ciklit jetësor të flokëve , zgjatjen e fazës së rritjes (fazës anagen). Përmirëson mikroqarkullimin dhe oksigjenimin e qelizave , forcon folikulin e flokëve , ndërkohë që pengon rënien e flokëve dhe aktivizon dhe përshpejton rritjen e tyre natyrale. Si rezultat , parandalon rënien e parakohshme të flokëve , rrallimin , duke forcuar ndjeshëm flokët , duke zbutur strukturën e tyre dhe duke rritur volumin e tyre. Formula delikate e shampos së pasuruar me D-panthenol qetësues , rikthen ekuilibrin e lëkurës së kokës , rikthen rehatinë dhe nivelin e nevojshëm të hidratimit. Redukton kruajtjen dhe yndyrën e flokëve. Rikthen pH natyral të skalpit , duke i lënë flokët të butë duke reduktuar këputjen. Udhëzime mbi përdorimin

Përdoreni shampon çdo ditë ose minimalisht 3 herë në javë. Aplikojeni në flokë dhe skalp të lagur. Masazhojeni butësisht për 2-3 minuta , më pas shpëlajeni me ujë. Në rast kontakti me sytë , shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Për të rritur efektivitetin e veprimit stimulues të rritjes së flokëve , përdoreni së bashku me Pharmaceris H-Stimulinum ose H-Stimuforten. Mund të përdorni peeling trikologjik pastrues H-Stimupeel një herë në javë si masë parandaluese.

General
Brand
Pharmaceris

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi