Funeralet janë të rrezikshme-Agatha Christie
Ky është pa dyshim një nga romanet më tërheqëse të Agatha Christies, që të mban me frymën pezull deri në faqen e fundit, me dëshirën për të marrë vesh misterin që fshihet në historitë e familjes Ebernith, në vdekjen e plakut Riçard dhe në atë të Korës. Duke shfletuar librin, lexuesi do të njohë të fshehtat intime të shumë të afërmve e të trashëgimtarëve të të ndjerit Riçard Ebernith. Historitë intime, pasionet, interesat, meskinitetet, urrejtjet dhe përbuzjet, përzihen me dyshimet e ngjarjeve të krimit… E gjithë historia intriguese e këtij romani është e gërshetuar në mënyrë dinamike me personalitetin e veçantë të Herkul Puarosë, detektivit të shquar që e hasim në mjaft vepra të tjera të kësaj autore.
| Viti I botimit | Titulli | Autori | Faqe | ISBN | |
| 2003 | Funeralet janë të rrezikshme | Agatha Christie | 260 | 9992759062 |
Nuk u gjet asnjë koment
