Festa e kotësisë-Milan Kundera
Të hedhësh dritë mbi problemet më serioze dhe në të njëjtën kohë të mos shqiptosh asnjë fjali të vetme serioze, të magjepsesh nga realiteti i botës bashkëkohore dhe në të njëjtën kohë të shmangësh çdo realizëm – ja, kjo është Festa e kotësisë. Ata që i njohin librat e Kunderës, e dinë se dëshira për të përfshirë një pikëz “joserioziteti” në roman, nuk është e re për të. Në romanin Pavdekësia, Gëte dhe Heminguej shëtisin së bashku, duke folur e qeshur. Te Ngadalësia, Vera, bashkëshortja e Kunderës, e paralajmëron: “Më ke thënë shpesh se do të doje që një ditë të shkruaje një roman ku asnjë fjalë nuk do të ishte serioze… Dua vetëm të të paralajmëroj: Kujdes!” Dhe, në vend që të ketë kujdes, Kundera më në fund e realizon ëndrrën e tij të vjetër estetike – dhe Festa e kotësisë mund të konsiderohet si sintezë e gjithë veprës së tij. Një sintezë e çuditshme. Një epilog i çuditshëm. Një e qeshur e çuditshme, e frymëzuar nga epoka jonë, që është komike, sepse ka humbur çdo sens humori. Çfarë mund të themi më shumë? Asgjë. Vetëm lexojeni.
| Viti I botimit | Titulli | Autori | Faqe | ISBN | |
| 2024 | Festa e kotësisë | Milan Kundera | 140 | 9789928816290 |
Nuk u gjet asnjë koment
