Faqja tjetër e hënës-Alberto Moravia

DTR_9789928816719
‍999‍ Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Tridhjetë gra që tregojnë historitë e tyre, tridhjetë tregime që dëshmojnë edhe një herë angazhimin feminist të Alberto Moravias, një angazhim që e ka bërë të ndërtojë një sërë portretesh të paharrueshme grash, te të cilat gjendja e shoqërisë dhe gjendja e gruas shfaqen më shumë se kurrë të lidhura me një problem të madh të vetëm moral: pasigurinë. Ky vëllim me titull Faqja tjetër e hënës (siç titullohet njëri prej tregimeve), bëhet shprehje e ngurrimit që gruaja nuk do të reshtë kurrë së nxituri te vetja, por edhe te shoku i vet, një zgjidhje ironike e një drame të përsëritur në shekuj nënshtrimesh dhe moskuptimesh. Gratë flasin për pasigurinë e tyre përballë jetës dhe, ironikisht, edhe për atë të meshkujve, për të cilët ato janë një enigmë e përhershme dhe tërheqëse. Ndryshe nga përmbledhjet e tjera me tregime, te Faqja tjetër e hënës, ato ushqejnë një zemërim të thellë dhe të gjitha përshkohen dhe shprehen – në kuptimin frojdian – nga zëri i pavetëdijes, efektet e të cilit i shohim, shpesh pa u kuptuar arsyet. Fijet e rrëfimit që lidhin tregimet me njëri-tjetrin janë një vizion krejt ‘feminist’ i një bote të re që po shfaqej dhe po afirmohej edhe në Itali, kur u botua ky vëllim 50 vjet më parë, duke rrënuar zakonet e vjetra dhe një strukturë shoqërore të rrënjosur thellë. Kjo përmbledhje paraqet një Moravia me gjuhë të mprehtë, madhështor në ngulitjen e imazheve të shkurtra dhe të thukëta, që na kujtojnë përsosurinë letrare të romaneve të famshme të Moravias, që nga Çoçarja apo Burri që këqyr e deri te qindra e qindra faqe me tregime nga më të fuqishmit e letërsisë italiane të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2025Faqja tjetër e hënës Alberto Moravia2329789928816719

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi