Fabrikanti i lotëve-Erin Doom

DTR_9789928366870
1.499 Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Ka gjëra që ia vlen t’i mbrojmë. Ndonjëherë edhe nga vetja jonë. Brenda mureve të jetimores së quajtur Grejv, ku u rrit Nika, rrëfeheshin prej kohësh histori dhe legjenda në dritën e qiririt. Më e famshmja ishte ajo e fabrikantit të lotëve, një artizan misterioz me sy të pastër si xhami, fajtor se mbillte në zemrat e njerëzve frikë dhe ankth. Nika është shtatëmbëdhjetë vjeçe, kur ëndrra e saj më e madhe nis të realizohet dhe ajo mund të hedhë pas krahëve përrallat drithëruese të fëmijërisë. Bashkëshortët Miligan kanë nisur procesin e birësimit dhe janë gati t’i dhurojnë familjen që ka dashur gjithmonë. Por në shtëpinë e re, Nika nuk është vetëm. Së bashku me të, nga jetimorja Grejv birësohet edhe Rigeli, një djalë i pashoqërueshëm, njeriu i fundit në botë që Nika do të dëshironte për vëlla! Rigeli është i zoti, mendjemprehtë, luan në piano si magjistar dhe është i bukur si një Apolon magjepsës, por pas pamjes engjëllore fshihet një djalë i pazbërthyeshëm. Sidomos kur në jetën e tyre, fabrikanti i lotëve befas bëhet i vërtetë. Megjithatë, Nika, e ëmbël dhe e guximshme, është e gatshme të bëjë gjithçka për të mbrojtur ëndrrën e vet, sepse vetëm nëse do të guxojë të përballet me ankthet që e torturojnë, do të jetë në gjendje, më në fund, të fluturojë e lirë si flutura, emrin e së cilës mban. Vjen në shqip një roman që tashmë ka fituar zemrat e miliona të rinjve, por edhe çmimet Watty. Një debutim që të përkëdhel zemrën.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2023Fabrikanti i lotëve Erin Doom6809789928366870

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi