Krem mineral dermo-mbrojtës me SPF 50+ Pharmaceris Emotopic 75 ml
Pharmaceris Emotopic Dermo-Protective Mineral Cream 50+ Kremi mineral këshillohet për përdorim në fytyrë dhe trup , për bebe që nga dita e parë e jetës , fëmijë dhe të rritur , me qëllim që të sigurojë mbrojtje shumë të lartë nga rrezatimi diellor dhe të minimizojë acarimin e lëkurës të shkaktuar nga ekspozimi ndaj agresorëve mjedisorë (dielli , era , temperatura nën zero). Rekomandohet për lëkurat e ndjeshme dhe atopike të cilat janë të prirura ndaj alergjive prej rrezeve të diellit , filtrave kimikë , përbërjeve aromatike dhe konservuesve. Kremi dermo-mbrojtës i bazuar në filtra minerale 100% siguron mbrojtje shumë të lartë nga rrezet e forta të diellit dhe agresorët mjedisorë , duke kundërvepruar me efektin e tyre negativ në lëkurë. Një sistem i sigurte i filtrave minerale reflekton dhe shpërndan rrezet e diellit , duke parandaluar rrezatimin e dëmshëm UVA/UVB të depërtojë në lëkurë dhe të dëmtojë ADN-në e qelizave të lëkurës. Minimizon rrezikun e krijimit të djegieve nga dielli , skuqjes dhe acarimit , si dhe reaksioneve fotoalergjike.
– Përbërja komplekse nga vajrat e kanola dhe kërpit , të kombinuara me algat e arta forcon ndjeshëm barierën mbrojtëse të lëkurës kundër agresorëve mjedisorë.
– Ndihmon në riparimin dhe rigjenerimin e epidermës , eliminon tharjen dhe lehtëson irritimin e lëkurës , kruajtjen , skuqjen.
– Ofron një efekt qetësues duke eliminuar ashpërsinë dhe ndjesinë e lëkurës së tendosur dhe parandalon humbjen e tepërt të lagështisë.
Udhëzime mbi përdorimin – Përhapni butësisht një sasi të vogël të kremit në të gjithë fytyrën dhe trupin. – Rekomandohet për përdorim të përditshëm 30 minuta përpara ekspozimit ndaj agresorëve mjedisorë. – Aplikojeni përsëri kremin çdo 2 orë dhe çdo herë pas larjes ose të notuarit.
Nuk u gjet asnjë koment
