Xhel larës 3 në 1 për lëkurë atopike Pharmaceris Emotopic 200 ml
Formulim jashtëzakonisht i butë , për të gjithë familjen. Xhel shkumues , që përshtatet me pH fiziologjik të lëkurës , dhe mundëson pastrim të plotë pa dëmtuar shtresën hidro-lipidike të lëkurës. Indikohet dhe për pastrimin e lëkurës së thatë të trupit dhe fytyrës. D-panthenoli dhe betaina sigurojnë hidratimin optimal të skalpit , dhe ofrojnë mbrojtje natyrale kundër acarimit që vjen nga tharja e tepruar. Ekstrakti i kamomilit mbron nga faktorët e jashtëm dëmtues , dhe në të njëjtën kohë rigjeneron lëkurën dhe forcon flokët. Nuk shkakton ndjesi djegie te sytë. I le flokët të butë dhe i bën shumë të lehtë në krehje. Rekomandohet për larjen e përditshme të kokës së fëmijëve që nga dita e parë e lindjes. Rekomandohet për t’u përdorur nga fëmijët dhe të rriturit që kanë probleme me dermatitin.
Përdorimi
Nëse xheli larës do përdoret te të porsalindurit: 1. Hidhni një dozë të shampos direkt në vaskë. 2. Lani butësisht kokën e foshnjes tuaj dhe më pas shpëlajeni. Për përdorim te fëmijët dhe të rriturit: 1. Aplikoni shampon në flokë të njomë dhe masazhojeni në të gjithë lëkurën e kokës. 2. Shpëlajeni me ujë të bollshëm. Xheli larës përdoret dhe për larjen e fytyrës dhe trupit. Shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Nuk u gjet asnjë koment
