Dita e kukuvajkës-Leonardo Sciascia

DTR_9789928366436
‍999‍ Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Në një cep të Sicilisë, një sipërmarrës i vogël vritet në mes të katundit. Kurrkush nuk flet; dikush, madje, përpiqet t’i devijojë hetimet e nisura nga një oficer i ri i karabinierëve, i huaj për mendësinë dhe shoqërinë e Sicilisë. Hap pas hapi, dëshmi pas dëshmie, ku të rreme e ku të cunguara, kapiten Belodi arrin të zbulojë se faji i vetëm që përligj vrasjen e sipërmarrësit është ndershmëria. Po kush shqetësohet nga prania e një sipërmarrësi të ndershëm, duke u bërë madje vrasës i tij? Shkrimtari Sciascia e përmend këtu mafian për herë të parë. Mjafton të lexosh faqen e parë të Ditës së kukuvajkës për të kuptuar se më në fund, mafia po fillonte të ekzistonte edhe në fjalë. Këtu, në fakt, Sciascia zbulon njëherë e mirë mënyrën e tij të pagabueshme të rrëfimit, duke u fiksuar në thelbin e kuptimit, qoftë edhe me një gjest apo hollësi të vogël. … qëllimi im ishte që t’i jepja jo thjesht masë, thelb dhe ritëm rrëfimit, por edhe që t’i bëja ballë mospranimit, rastësor e të mundshëm, që mund të vinte prej kujt e gjykonte veten të prekur pak a shumë drejtpërdrejt nga vepra ime. Sepse në Itali, siç e thotë ajo shprehja, “nuk mund të bësh shaka as me shenjtorë, as me varfanjakë”: të mos flasim pastaj për rastet kur nuk e ke pasur me shaka, por fare seriozisht.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2022Dita e kukuvajkës Leonardo Sciascia1529789928366436

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi