Derrkuci i Krishtlindjes-J.K. Rowling

DTR_9789928366047
1.099 Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Nga gjenia krijuese e J.K. Rowlingut vjen një nga tregimet më të bukura të Krishtlindjes shkruar ndonjëherë, i mbushur me butësinë e parezistueshme të fëmijërisë përballë misterit të madh të humbjes. Një aventurë emocionuese për dashurinë e një fëmije për gjënë e tij më të çmuar dhe se sa larg do të shkojë për ta gjetur. Një përrallë për të gjithë familjen, nga njëra prej tregimtareve më të mëdha në botë. Xheku e adhuron lodrën e tij prej lecke, Derrkucin, që e thërret Dër, shkurt DD. Derrkucin e ka pasur pranë, në të mirë e në të keq. Derisa një natë Krishtlindjesh ndodh diçka e tmerrshme: DD-ja humbet. Por nata e Krishtlindjes është një natë mrekullish, kur zgjidhen edhe rastet e pashpresa, një natë kur të gjitha gjërat mund të marrin jetë… edhe lodrat. Dhe lodra më e re e Xhekut, Derrkuci i Krishtlindjes, ka një plan të guximshëm: së bashku do të nisin një udhëtim magjik në Vendin e të Humburve, për të shpëtuar mikun më të mirë që Xheku ka njohur ndonjëherë… Imagjinata e pashtershme dhe dhembshuria e autores për njerëzit e dashur dhe objektet që thithin ndjenjat njerëzore, është një himn për ngrohtësinë e familjes, për kujdesin për tjetrin. Me ilustrime të bukura nga artisti i shumëvlerësuar Jim Field, Derrkuci i Krishtlindjes është i destinuar të bëhet një klasik i dashur për të rritur dhe fëmijë.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2021Derrkuci i Krishtlindjes J.K. Rowling3369789928366047

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi