City Spies-James Ponti

DTR_9789928366863
‍999‍ Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Në këtë seri të re emocionuese që Stuart Gibbsi e quajti “a must-read”, James Ponti, fitues i Edgar Award, bashkon pesë fëmijë nga e gjithë bota dhe i transformon në agjentë sekretë të jetës reale. Sara Martinez është një haker. Është vetëm 12 vjeçe, por nuk ka sistem kompjuterik në botë që mund t’i shpëtojë mendjes së saj. Madje arrin të futet edhe në rrjetin e Gjykatës për të Mitur në Nju Jork (por mbani shënim, vetëm për një kauzë të mirë). Pret ta trajtojnë si një heroinë dhe befas i duhet të dalë para gjykatësit. Për ta shpëtuar nga akuzat, mbërrin një avokat misterioz, që në të vërtetë është kreu i një shkolle shumë sekrete për spiunë adoleshentë, e lidhur me MI6, Shërbimin Sekret Britanik! Sara rekrutohet dhe takohet me shokët e rinj të skuadrës: Katin, Rion, Parisin dhe Sidnein. Secili prej tyre ka një talent të jashtëzakonshëm, si ajo. Stërvitja sapo ka filluar dhe shumë shpejt skuadra e spiunëve do të gjendet në Paris, ku po zhvillohet një samit ndërkombëtar i të rinjve për klimën, të cilit po i afrohet një kërcënim i errët… Sarës i duhet të hakërojë kompjuterin e një shkolle rivale për t’i penguar që të fitojnë një milion euro, të kacavaret tridhjetë metra anës murit të një ndërtese, të përpiqet të ndalë një kriminel të rrezikshëm… Askush nuk mund të thotë që të shpëtosh botën, është e lehtë. Një mision i parë që do të ndiqet nga shumë të tjerë, në vëllimet e ardhshme. Skuadra e agjentëve sekretë nuk ka pse t’i ketë zili bëmat e Agjentit 007!

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2023City Spies James Ponti3129789928366863

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi