Barmeni i Ritzit-Philippe Collin

DTR_9789928816597
1.499 Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

Me mustaqet spicë, xhaketën e bardhë e kravatën e zezë, Frank Mejeri, sapo ka mbushur pesëdhjetë e gjashtë vjeç. Është barmeni i njohur i hotelit Ritz në Paris, salloni më i frekuentuar nga elita kulturore dhe politike e Europës në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë. Por, që nga qershori i vitit 1940, me mbërritjen e gjermanëve në qytet, klientët e rinj në bar janë njerëzit e Gestapos. Përshtatja, tani, është çështje mbijetese. Hebre me origjinë të thjeshtë, gjithmonë i shtyrë nga një etje e pashuar për shpengim, dashamirës i së bukurës dhe i zoti të bëhet i besuar i personaliteteve të jashtëzakonshme, si Ficxheraldi dhe Hemingueji, Mejeri është qendra e këtij romani, nyja rreth së cilës vërtitet një galeri e larmishme personazhesh, historike dhe imagjinare. Në Ritz, vendi magjik ku lufta duket se ka mbetur pezull, një mikrobotë që pasqyron pushtimin nazist të Parisit, luhet drama e burrave dhe grave që përballen me një pushtet të ri dhe me instinktin më të thjeshtë të vetëmbrojtjes. Fati i Mejerit, i çirakut të tij dhe i të parezistueshmes Blanshë Ozelo e mban lexuesin në ankth, dhe qëndrimi i barmenit, gjithmonë në prag mes rezistencës dhe kolaboracionizmit, e bën atë një gjysmë hero, një qenie njerëzore plot ngjyresa dhe dyshime të pafundme. Pas banakut prej druri të errët, Frank Mejeri duhet të shpëtojë veten dhe njerëzit që do. Duke na hapur dyert e Ritzit, Philippe Collin dëshmon një kujdes të jashtëzakonshëm për detajet që e kanë bërë këtë vend një simbol, një arkë thesari prej nga buron historia.

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2025Barmeni i Ritzit Philippe Collin4249789928816597

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi