Ashtu siç bie dëbora-Erin Doom

DTR_9789928816795
1.499 Lekë
(Përfshirë taksat)
  Merreni dërgesën tuaj ndërmjet 21.04 dhe 23.04.
SuperMart Albania
Supermart ofron dërgesë të shpejtë në gjithë vendin, kthim falas brenda 14 ditëve dhe cilësi të besuar, të verifikuar nga Trustmark Albania.
Bli i qetë – 14 ditë për ta kthyer
Cilësi që i besojnë mbi 30 000 klientë
Merr menjëherë në Tiranë – gati nga 1 deri në 24 orë
Dërgesë e shpejtë në derë – brenda 24–48 orëve

“Për të kam qenë gjithmonë si lulebora. Lulja e fildishtë, që sfidon dimrin për të dalë në sipërfaqe.” Ivi është rritur mes liqeneve të ngrira dhe pyjeve të paprekura nga dora e njeriut, e rrethuar nga dëbora që e do aq shumë. Ja pse, kur mbetet jetime dhe detyrohet të shpërngulet në Kaliforni, vajzën e mundon shumë ajo që ka lënë pas: Kanadaja, vendi i vet dhe një boshllëk që nuk po e mbush dot. Midis atyre maleve ndodhet e kaluara me të cilën vajza është kaq e lidhur, e njëjta e kaluar që, pa e ditur, i ka ngjizur përbrenda një sekret të rrezikshëm. Tani, e vetmja familje që i ka mbetur është ajo e Xhonit, kumbarit të saj të dashur. Por shpejt kupton se djali i Xhonit, Meisoni, nuk është më djali i vogël pa dhëmbë, që kishte parë dikur në foto. Djalë i rritur, ai ka sytë e mprehtë të një bishe të egër dhe një fytyrë të palexueshme. Dhe kur i buzëqesh zymtazi për herë të parë, duke shpërvjelë buzët e përsosura, Ivi e kupton se bashkëjetesa e tyre do të jetë e vështirë. Meisonit nuk i pëlqen fare që Ivi të jetojë me ta dhe nuk bën asnjë përpjekje për ta fshehur këtë. Ndërsa përpiqet të qëndrojë mbi ujë në valët e rrëmbyeshme të jetës së saj të re në bregun e oqeanit, Kanadaja dhe misteret vazhdojnë ta trazojnë Ivin. A do të mundet zemra e saj, e bardhë si bora, të lulëzojë përsëri, duke mposhtur akullin e dimrit? Një zemër e bardhë si bora, një dashuri e egër si stuhia, një sekret i çmuar për t’u ruajtur përtej vdekjes. “Thonë se zemra është si dëbora. E guximshme, e heshtur, e aftë të shkrijë me pak ngrohtësi. Andej nga vij unë, shumë njerëz e besojnë këtë. Unë nuk e kisha besuar kurrë.”

Viti I botimitTitulliAutoriFaqeISBN
2025Ashtu siç bie dëbora Erin Doom5129789928816795

Nuk u gjet asnjë koment

Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar
IUTE
E-commerce me i madh ne Shqiperi